ComeuntoChrist.org Në mbarë botën

Çfarë është besimi?

Përgjigje Zyrtare

Të kesh besim është të “shpreso[sh] për gjëra që nuk shihen, të cilat janë të vërteta" (shih Libri i Mormonit, Alma 32:21 dhe Hebrenjve 11:1). Çdo ditë ju veproni për gjëra që shpresoni, madje përpara se të shihni rezultatin përfundimtar. Kjo është e ngjashme me besimin.

Besimi në Perëndi është më shumë sesa një besim teorik tek Ai. Të kesh besim në Perëndi është të mirëbesosh tek Ai, të kesh siguri tek Ai dhe të jesh i gatshëm të veprosh sipas bindjes tënde tek Ai. Ai është një parim veprimi dhe fuqie.

Profeti Alma te Libri i Mormonit e krahasoi besimin me një farë. Nëse mbillni një farë dhe e ushqeni, nëse është farë e mirë ajo do të rritet dhe përfundimisht do të japë fruta (Alma 32:28–43). Është e njëjta gjë me besimin. Nëse jeni i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë, e studioni fjalën e Tij dhe keni dëshirë të besoni në Krisht, besimi do të rritet brenda jush.