ComeuntoChrist.org Në mbarë botën

Çfarë bekimesh mund të merrni nga leximi i Librit të Mormonit, Bibla dhe shkrime të tjera të shenjta?

Përgjigje Zyrtare

Ndërsa studioni shkrimet e shenjta, ju do të afroheni më shumë me Perëndinë dhe do të jeni më i aftë të jetoni drejtësisht. Studimi i shkrimeve të shenjta do t’ju sjellë më shumë gëzim, shpresë dhe kuptim të planit të Perëndisë dhe të vendit tuaj në atë plan.

Jezu Krishti ju fton të “ushqeh[eni] me bollëk" me fjalët e Tij (Libri i Mormonit, 2 Nefi 32:3). Kjo do të thotë më shumë sesa të lexuarit rastësor të shkrimeve të shenjta. Do të thotë t’i studiosh ato, t’i përsiatësh ato, të krahasosh vargje, të mësosh fragmente përmendsh, t’i fusësh në zemër, të gëzohesh në to.

Ndërsa ushqehemi me bollëk me shkrimet e shenjta, duke i kërkuar Perëndisë plot lutje për kuptim, Fryma e Shenjtë do t’ju lejojë të dini se ato janë të vërteta (shih Libri i Mormonit, Moroni 10:4,5). Ju do të afroheni më pranë Perëndisë. Besimi dhe dashuria për Jezu Krishtin do të rriten. Po kështu edhe dëshira juaj për të bërë mirë dhe për të qenë si Ai.