ComeuntoChrist.org Në mbarë botën

Përse nuk e mbajnë priftërinë gratë në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme? Si udhëheqin gratë mormone në Kishë?

Përgjigje Zyrtare

Gordon B. Hinkli, profet i mëparshëm i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha:

“Gratë nuk mbajnë priftëri pasi Zoti e ka vendosur në atë mënyrë. Është pjesë e programit të Tij. Gratë kanë një vend shumë të spikatur në këtë Kishë. Burrat mbajnë detyrat e priftërisë së Kishës. Por gratë kanë një vend shumë të rëndësishëm në këtë Kishë. Ato kanë organizatën e tyre. Ajo filloi në 1842-shin nga Profeti Jozef Smith, e quajtur Shoqata e Ndihmës, ngaqë qëllimi i saj fillestar ishte të administronte ndihmën për ata në nevojë. Ajo u rrit për të qenë, mendoj unë, organizata … më e madhe në botë… Ato kanë zyrat e tyre, presidencën e tyre, trupën e tyre drejtuese. Kjo shkon deri poshtë te njësia më e vogël e Kishës kudo në botë …

Burrat mbajnë priftërinë, po. Por gruaja ime është shoqja ime. Në këtë Kishë burri as ecën përpara gruas së tij as pas gruas së tij, por në krah të saj. Ata janë të barabartë së bashku në këtë jetë në një sipërmarrje madhështore."