ComeuntoChrist.org Në mbarë botën

Njoftim mbi Privatësinë (Updated 2018-09-01)

Në këtë Njoftim, ne, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe entitetet e saj, ju japim informacion mbi mënyrën se si i përpunojmë të dhënat tuaja personale. Kur përmendim “ne”, “neve”, “nesh”, ose “i/e jona”, ne kuptojmë Kishën dhe entitetet e Kishës.

1. Kush i kontrollon të dhënat tuaja personale?

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme vepron nëpërmjet përfaqësuesve të saj dhe entiteteve të Kishës kur ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale. Kur ju na i jepni të dhënat tuaja personale, ju ia jepni ato Kishës nëpërmjet entiteteve të Kishës.

a. Kisha: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“Kisha”) është një bashkësi njerëzish që besojnë të njëjtën doktrinë fetare, praktikojnë të njëjtat rite dhe ordinanca fetare, si dhe qeverisen nga parimet kishtare. Njësitë vendore të Kishës, të tilla si lagjet, degët, kunjet, distriktet, misionet dhe zonat, janë thjesht një nënndarje e këtij komuniteti besimtarësh dhe nuk janë entitete të veçuara ligjore; gjejnë zbatim përjashtime të kufizuara.

b. Entitetet e Kishës: Që të plotësohen nevojat e çështjeve materiale dhe të përmbushen qëllime të tjera të Kishës, një strukturë ligjore, e përbërë nga entitete të ndryshme e të dallueshme ligjore, ndihmon Kishën në mbarë botën. Këto entitete të dallueshme ligjore (këtu “entitetet e Kishës”) janë të ndara ligjërisht nga Kisha. Korporata e Peshkopit Kryesues të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (“CPB [KPK]”), së bashku me një ose më shumë entitete të tjera të Kishës, i përpunojnë të dhënat tuaja personale si kontrollues të përbashkët përgjegjës të të dhënave. Disa entitete të Kishës mund të marrin të dhëna personale si përpunues të dhënash për t’u siguruar shërbime atyre subjekteve të Kishës që veprojnë si kontrollues të dhënash. Me kërkesën tuaj, ne do t’ju sigurojmë informacion se cilat entitete të Kishës i përpunojnë të dhënat tuaja personale.

2.  Çfarë të dhënash personale mbledhim ne?

Ne mbledhim të dhëna personale që a) ju na i dorëzoni në mënyrë aktive, b) i regjistrojmë dhe c) i marrim nga palë të treta. Ne mund t’i përpunojmë të dhënat tuaja personale me ose pa mjete automatike, përfshirë mbledhjen, regjistrimin, organizimin, strukturimin, ruajtjen, përshtatjen ose ndryshimin, nxjerrjen, konsultimin, përdorimin, përhapjen me anë të transmetimit, shpërndarjes ose vënies në dispozicion në mënyra të tjera, rreshtimin ose ndërthurjen, kufizimin, fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave tuaja personale.

a. Të dhënat e dorëzuara në mënyrë aktive. Ju na i dorëzoni të dhëna personale kur i bashkoheni Kishës, kur kërkoni ordinanca të Kishës, kërkoni materiale të Kishës, kërkoni akses te mjetet ose shërbimet e Kishës, ose përfshiheni në ndërveprime ose komunikime të tjera me Kishën. Kur ju ndërveproni me Kishën, ne përgjithësisht përpunojmë emrin, datën e lindjes, vendlindjen, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, adresën fizike, fotografinë, gjininë, informacionin mbi dhurime/pagesa e kështu me radhë. Ju mund të na jepni informacion të mëtejshëm që të merrni pjesë me nismën tuaj në anketa, konkurrime, apo veprimtari ose ngjarje të tjera. Pjesëmarrja në anketa, konkurrime dhe veprimtari të ngjashme është me dëshirë. Nëse ju nuk dëshironi të merrni pjesë në veprimtari të tilla, apo të jepni të dhëna personale në lidhje me to, kjo nuk do të ndikojë në statusin tuaj të anëtarësisë ose në aftësinë tuaj për të përdorur mjetet apo shërbimet e disponueshme të Kishës. Për çdo rast të tillë, ju do të jeni nè dijeni se çfarë të dhënash personale na jepni pasi ju vetë i dorëzoni të dhënat në mënyrë vullnetare.

b. Të dhëna që i sigurojmë nga palë të treta, dhe të dhëna të dorëzuara në mënyrë pasive. Kur ligji vendor e lejon, ju mund të dorëzoni të dhëna personale, përfshi informacionin e kontaktit rreth dikujt tjetër përveç vetes tuaj (me fjalë të tjera, të një pale të tretë) për të na mundësuar të vihemi në kontakt me atë person, të bëjmë një dërgesë ose ta plotësojmë ndryshe kërkesën tuaj. Kur jepni të dhëna personale për cilindo veç vetes tuaj, duhet së pari të merrni pëlqimin e personit pasi ta keni vënë në dijeni, nëse pëlqimi i tij ose i saj kërkohet ligjërisht.

Nëse ju apo dikush tjetër na e ka dhënë informacionin tuaj vetjak të kontaktit dhe ju do të donit të kërkonit që ne të mos vihemi më tej në kontakt me ju, ju lutemi, ndiqni procedurat e çregjistrimit ose heqjes dorë, të parashikuar në faqen e posaçme, në buletinin e njoftimeve, njoftimin me postë elektronike, ose ju lutemi, të viheni në kontakt me ne në adresën DataPrivacyOfficer@churchofjesuschrist.org.

Ne mund t’i përpunojmë dhe t’i vëmë në dispozicion të publikut të dhënat personale të siguruara nga burime të publikuara. Ne mund të përpunojmë dhe të publikojmë informacionet e regjistruara në përputhje me ligjet vendore të zbatueshme.

Informacioni në lidhje me vendndodhjen tuaj mund të mblidhet nga disa aplikacione celularë me qëllim që t’ju ndihmojnë të gjeni vendndodhjen e tempullit apo të shtëpisë së mbledhjeve më të afërt, ose për një arsye të ngjashme. Ju mund t’i ndryshoni veçoritë në pajisjen tuaj që të hiqni dorë nga shërbime të bazuara mbi vendndodhjen.

Kur të vizitoni cilindo nga burimet tona, serverat tanë (duke përdorur të dhëna hyrjeje ose sisteme filtrimi) mund të mbledhin informacion që shfletuesi juaj i internetit e dërgon çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti. Ky informacion mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në adresën tuaj të protokollit në internet (adresa IP), llojin tuaj të shfletuesit, sistemin tuaj operativ, parapëlqimin tuaj të gjuhës, çfarëdo faqe referuese interneti që keni vizituar përpara se të vinit te faqja jonë, datën dhe orën e çdo kërkese vizitori, informacionin që kërkoni në burimet tona, si dhe informacionin tjetër të mbledhur me anë të cookie-ve (mesazhet e shfletuesit) ose të teknologjive të ngjashme. Ju lutemi, lexojeni Rregulloren tonë mbi Cookie‑t të publikuar në çdo aplikacion celular dhe në faqen tonë të internetit për të mësuar më shumë rreth cookie‑ve dhe teknologjive të ngjashme dhe mënyrës se si ne i përdorim ato.

3. Për çfarë qëllimesh i përpunojmë ne të dhënat personale?

Ne i përpunojmë të dhënat personale për qëllime kishtare, gjenealogjike, humanitare, mirëqenieje shoqërore, misionare, mësimdhënieje dhe qëllime të tjera funksionimi dhe administrative.

Ne i përdorim të dhënat personale që të sigurojmë shërbime kishtare dhe shërbime të tjera të lidhura me to për të përmbushur misionin e Kishës. Ne mund t’i përdorim të dhënat personale që: a) të vihemi në kontakt me ju ose me të tjerë, b) të krijojmë dhe të mirëmbajmë dokumente të anëtarësisë, c) të plotësojmë kërkesat që bëni ju, d) të kërkojmë nga ju opinione vullnetare, e) të përshtatim veçoritë ose përmbajtjen tek mjetet apo shërbimet tona, f) të vlerësojmë të drejtën për të marrë pjesë në tempull dhe ordinanca të tjera, për shërbim misionar, për pozicione vullnetare apo udhëheqjeje, ose g) të administrojmë edukimin fetar në Kishë, mirëqenien apo programe të tjera të Kishës. Në këtë kontekst, baza ligjore për përpunimin nga ana jonë të të dhënave tuaja personale është detyrimi ose për të përmbushur detyrimet kontraktore dhe detyrime të tjera që kemi ndaj jush, ose për të kryer veprimtaritë tona të ligjshme si kishë.

Ne gjithashtu mund t’i përdorim të dhënat tuaja që t’i përmbahemi ligjeve të  zbatueshme dhe të ushtrojmë të drejta ligjore si bazë për përpunimin e të dhënave nga ana jonë.

Ne gjithashtu mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime të brendshme, duke përfshirë kontrollet financiare, analizën e të të dhënave, zhbllokimin e sistemi dhe kërkimi. Në këto raste, ne e bazojmë përpunimin tonë në interesa të ligjshme për kryerjen e veprimtarive të Kishës.

4. Kujt ia shpërndajmë të dhënat personale?

Ne ua shpërndajmë të dhënat tuaja personale palëve të tjera në rrethanat e mëposhtme:

a. Ofrues të palëve të treta. Ne mund t’u japim të dhëna personale palëve të treta, si përpunues të dhënash, për përpunim nga ana e tyre gjatë kryerjes së funksioneve në emrin tonë (për shembull: përpunim pagese, mirëmbajtje, sigurim, analizë të dhënash, përçim të dhënash nëpër klientë, shërbime matjesh, të dhëna të nxjerra nga mesazhet në mediat shoqërore, anketime e kështu me radhë). Në raste të tilla, në përputhje me këtë Njoftim dhe ligjet e zbatueshme, ofruesve do t’u kërkohet me kontratë t’i mbrojnë të dhënat personale nga përpunime shtesë (përfshirë ato për qëllime marketingu) dhe nga transferimet.

b. Entitete të Kishës. Ne mund t’i transferojmë të dhënat personale te cilido subjekt i Kishës për të përmbushur qëllimet e Kishës.

Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës, informacioni juaj i përgjithshëm i anëtarësisë dhe çfarëdo informacioni tjetër jo i detyrueshëm që mund të zgjidhni të jepni (për shembull, adresa e postës elektronike dhe fotografia), mund t’u shpërndahen anëtarëve të Kishës në lagjen ose degën dhe kunjin ose distriktin tuaj, si të jetë e nevojshme për qëllimet e Kishës të renditura më sipër. Disa nga informacionet tuaja mund të jenë gjithashtu të shikueshme mbi një bazë të kufizuar dhe restriktive në burimet tona në internet, përfshirë në LDS.org. Ju mund të hiqni dorë nga shpërndarja e informacionit ose ta kufizoni informacionin jo të detyrueshëm që shpërndani, duke ndryshuar parapëlqimet tuaja të profilit në burime të veçanta.

c. Kërkesa ligjore. Ne mund të aksesojmë dhe të përhapim të dhënat tuaja personale, postimet, shkrimet në ditar, bisedat në internet, shënimet personale, përmbajtjen ose dërgimet e tjera në çfarëdo burimesh, nëse kemi një bindje me mirë-besim se ky veprim kërkohet nga një masë sigurimigjykata, nga një vendim gjyqësor apo administrativ ose kërkohet nga ligji në ndonjë mënyrë tjetër. Për më tepër, ne mund ta përhapim informacionin tuaj vetjak dhe informacion tjetër si të kërkohet nga ligji apo për të ushtruar ose mbrojtur të drejta ligjore; për të marrë masa parandaluese ndaj një detyrimi; për të mbrojtur të drejtat, pronën, ose sigurinë e burimit të cilitdo individi ose të publikut në përgjithësi; për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë dhe integritetin e shërbimeve ose të infrastrukturës sonë; për të mbrojtur veten dhe shërbimet tona nga përdorimet mashtruese, abuzive ose të paligjshme; për të hetuar dhe mbrojtur veten nga pretendime ose deklarata të palëve të treta; ose për të ndihmuar agjencitë ligj-zbatuese të qeverisë.

5. Ku i ruajmë ne të dhënat personale?

Ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja personale në qendra të dhënash në Shtetet e Bashkuara, duke zgjedhur për ruajtje internetin [cloud] ose vende t në entitet e Kishës. Për t’u siguruar për përshtatshmërinë e mbrojtjes së të dhënave që i transferojmë në juridiksione të tjera, ne kemi lidhur marrëveshje mbi transferimin dhe përpunimin e të dhënave mes entiteteve përkatëse të Kishës dhe ofruesve të tyre të shërbimeve, marrëveshje të cilat përfshijnë Klauzolat Standarde të Kontratave të miratuara nga Komisioni Europian në përputhje me ligjin e BE‑së (të cilat mund të keni të drejtë t’i shqyrtoni nëse viheni në kontakt me ne siç sugjerohet në fund të këtij Njoftimi).

6. Si i sigurojmë ne të dhënat personale?

Ne përdorim masa teknike dhe organizative për t’i mbrojtur të dhënat personale që marrim, nga humbja, keqpërdorimi dhe ndryshimi i paautorizuar, si dhe për ta mbrojtur konfidencialitetin e tyre. Ne i rishikojmë rregullisht procedurat tona të sigurisë dhe i marrim parasysh teknologjitë dhe metodat e reja të përshtatshme të sigurisë. Ne përdorim gjithashtu teknologji faktike kodimi për të koduar transmetimin e të dhënave në faqet tona të kyçura. Sidoqoftë, ngaqë nuk mund të garantojmë sigurinë e plotë të këtyre teknologjive koduese, ju lutemi, të jini të kujdesshëm kur dorëzoni të dhënat personale në internet.

7. Për sa kohë i mbajmë ne të dhënat personale?

Ne i mbajmë të dhënat personale të mbledhura, përfshirë informacionin e mbledhur me anë të aplikacioneve celulare dhe dorëzimeve të tjera, për një periudhë të arsyeshme kohore, për të përmbushur qëllimet e përpunimit të përmendura më sipër. Me tej, i arkivojmë ato për periudha kohore që kërkohen se nevojiten nga ligji apo për shqyrtime ligjore. Kur arkivimi nuk kërkohet më, ne i fshijmë të dhënat personale nga dokumentet tona, me përjashtim të informacionit të kufizuar historik të profilit, dokumenteve të përgjithshme gjenealogjike, si dhe informacionit vetjak të mbajtur si pjesë e dokumenteve të përhershme gjenealogjike, të anëtarësisë ose historike të Kishës.

8. Si mund të keni të drejtë aksesi tek të dhënat tuaja personale dhe t’i korrigjoni ato?

Ne përpiqemi ta mirëmbajmë saktësinë e të dhënave personale dhe mbështetemi te ju për të siguruar që të dhënat tuaja personale të jenë të plota dhe të sakta. Ju mund të kërkoni të drejtë aksesi tek të dhënat tuaja personale dhe t’i verifikoni, korrigjoni, ose rregulloni (përfshirë përditësimin), si dhe t’i bllokoni të dhënat tuaja personale nëpërmjet regjistrimit tuaj të veçantë në faqe interneti, nëpërmjet profilit tuaj, ose nëpërmjet Llogarisë suaj SHDM, cilado të jetë e zbatueshme.

Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës, disa nga të dhënat tuaja personale mund të përditësohen vetëm duke bërë ndryshime te dokumenti i anëtarësisë suaj në Kishë. Ndryshime të tilla duhet të bëhen duke u vënë në kontakt me nëpunësin e Kishës në njësinë tuaj dhe duke kërkuar ndryshimin.

Ju mund të viheni në kontakt me ne për të ushtruar të drejta të tjera të njohura me ligj, të tilla si portabiliteti i të dhënave, kundërshtimi në përputhje me ligjet e zbatueshme, kufizimi i përpunimit dhe fshirja e të dhënave tuaja personale. Ju gjithashtu keni të drejtë të depozitoni një ankesë zyrtare te një autoritet mbikëqyrës.

Nëse hasni probleme për ndryshimin apo përditësimin e të dhënave tuaja personale, mund të viheni në kontakt me ne siç sugjerohet në fund të këtij Njoftimi.

9. Data e hyrjes në fuqi dhe ndryshimet.

Ky Njoftim hyn në fuqi më 1 shtator 2018 dhe mund të ndryshohet herë pas here.

10. Vihuni në kontakt me ne.

Ne kemi një kryedrejtues për mbrojtjen e përbotshme të të dhënave, i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve mbi privatësinë e të dhënave ose mbi çështje të sigurisë. Pyetjet lidhur me këtë Njoftim ose sigurinë e të dhënave personale që përpunojmë, mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike, faksit ose shërbimit postar:

Posta elektronike:  DataPrivacyOfficer@churchofjesuschrist.org
Faksi:                        +1-801-240-1187
Shërbimi Postar:    Data Privacy Office
                                  50 E. North Temple Street
                                  Salt Lake City, UT 84150-0013
                                  USA